
Në emisionin “Prime Time” komentatori politik Fatmir Sheholli ka komentuar ndryshimin e masës së paraburgimit ndaj ish policit serb Dejan Pantiq, që dyshohej për organizimin të sulmit ndaj zyrave të KQZ-së në veri, raporton Gazeta10.
Sheholli ka akuzuar Kurtin se veprimet e sotme duke e goditur gjyqësorin për rastin e Pantiqiti ka bërë manovrime që mund të ia shes një mase të tij por jo shumicës duke shtuar se s’ka mbetur më diskutim se a ka bërë marrëveshje sepse këtë e ka shpalosur qartë komunikata e SHBA-së dhe BE-së sot.
“Nuk mundesh me qit lajthitje popullin me kësi forma që janë aq të tejdukshme, e kemi thanë që format e Kurtit për me arrit atje ku ka luftuar kundër Zajdenicës që tash i ka ardh në der dmth i ka ardh në derë se tash s’ka ku shkon duhet të bisedojë për këto çështje këto janë manovrime që populli po i sheh ky mundet me i shit tek ata të vet këto manovrime por jo të shumica shqiptare. Thotë një fjalë shqipe popullore katundi që shihet nuk do kallauz, nuk do çelës dhe ne po i shohim shumë mirë katundin dhe s’kem nevojë për kurrfarë kallauazi. Pastaj deklarata e parullat që erdhën më vonë, janë të pa pranueshme. Janë forma të veprimeve të çuditshme që i qesin njerëzit para opinionit si tradhtar, me pas prokurori sot në Kosovë duhet me marr masa ndaj Kurtit se cila është arsye pse ju dëshironi me ditë se kush është prokurori i rastit, kush janë ata që kanë vendosur ato pallura, është e papranueshme.”, ka thënë Sheholli.
Sheholli ka thënë se këtë ndoshta Kurti këtë goditje ndaj gjyqësorit për t’i fshehur manovrat që i ka bërë.
“Nuk është situatë e lakmueshme në të cilën Kurti u gjet sot, është e pa diskutueshme se a ka marrëveshje. S’ka dilemë sepse komunikata e SHBA-së bashkë me BE-në e zhvesh këtë çështje që ka pasur marrëveshje por është denigruese për sistemin e drejtësisë dhe krejt neve mënyrën se si veproj Kurti në konferencë. E goditi gjyqësorin, ai s’ka mundur të ia krijoj kushtet gjyqësorit për paraburgim të personit dhe del e godet. Se di pse e ka bërë këtë ndoshta për t’i fshehur manovrat që i ka bërë”, ka thënë Sheholli.