
Në Mëngjesin me Arben Ahmetin është raportuar se në komunën e Rahovecit po kanë probleme të shumta me shembjen e rrugës dhe rrjedhjen e ujit.
Shkak i reshjeve të shumta të shiut kjo rrugë në fshatin Prestovc çdo ditë e ma shumë po shembet, raporton Gazeta10.
Majram Kabashi është një mërgimtar nga Zvicra i cili paguan për të mirën e këtij fshati, por nuk është i kënaqur me sigurinë në këtë pjesë të rrugës.
“Nga peshat e mëdha të makinave ky rrugë po shembet çdo ditë e më shumë, dhe problemi tjetër është me ujin i cili nuk ka vend se ku të shpërndahet”, shtoi ai. 500 marka i kom pagu për këtë rrugë por siç po shihet kjo rrugë paraqet rrezik për qytetarët.
E, ai gjithashtu ka kërkuar edhe nga personat adekuat për zgjidhjen e këtij problemi, por që nuk është ndërrmarrë ndonjë veprim.
Ndërsa një qytetar i këtij fshtai tregon se ai ka pësuar aksident dhe ka rënë në pjesën e rrugës ku ka qenë e shembur, por shton së edhe një qytetarë nga një komunë tjetër ka rënë nga rruga me komplet familjen e tij./Gazeta10