Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Shenjëstrohet një rast i krimeve të rënda, sekuestrohen gati 3 milionë euro

Gazeta10
24 March 2023 - 11:44

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar një rast të ri të koduar ‘’Frangu’’ ku janë të përfshirë katër persona.

Prokuroria Speciale njofton se rasti është shënjestruar për veprat penale ‘’Shpëlarje e parasë’’, ‘’Fajdeja’’, ‘’Detyrimi’’ dhe ‘’Pengim i të privuarit apo procedurës zyrtare’’.

Ndërkaq, sa i përket hetimeve financiare, rasti është hetuar paralelisht dhe ditën e operacionit është arritur të ngrihen llogarit bankare të të dyshuarve dhe familjarëve të ngushtë.

Ne llogarit e tyre rrjedhëse dhe të afatizuara janë ngrirë gjithsej  2,131,223.31 EUR  si dhe   878,632.47 CHF.

Kurse në vazhdimësi të hetimeve janë identifikuar edhe prona dhe patundshmëri të cilat me urdhër të Gjykatës janë ngrirë gjashtëmbëdhjetë parcela. Në ketë rast për momentin janë të përfshirë katër persona, tre prej tyre janë në paraburgim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.