Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shërbimit Korrektues i shtohen edhe 64 pjesëtarë të rinj

Gazeta10
17 July 2024 - 15:37

Kanë diplomuar 64 kadetë të gjeneratës 44 të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Në këtë ceremoni të diplomimit të pranishëm ishin edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.

“Në këtë ceremoni të diplomimit i urova të gjithë kadetët për suksesin e arritur dhe i inkurajova secilin të mbajë standard të lartë profesionalizmi dhe etikë në çdo veprim që ndërmarrin. Iu kërkova që të përkushtohen në përmirësimin e vazhdueshëm, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu iu ofroi mbështetje dhe i falënderoi për përkushtimin dhe gatishmërinë  për t’ju shërbyer qytetarëve dhe për të mbrojtur rendin dhe sigurinë e shoqërisë sonë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.