
Një përplasje mes të burgosurish ka ndodhur në burgun “Koridhalo” në Greqi, ku kanë mbetur dy persona të plagosur.
Ka qenë një 28-vjeç ar i burgosur, kombësia e të cilit për momentin nuk bëhet e ditur, i cili ka goditur me thikë në kraharor, qafë dhe krah një të burgosur shqiptar 52 vjeç.
Siç raporton A2, të burgosurit e tjerë më pas kanë goditur autorin në kokë dhe trup, duke e lënë edhe atë të plagosur.
Gardianët kanë neutralizuar 28-vjeçarin duke i sekuestruar një thikë dhe një celular të thyer.
Të dy të plagosurit janë dërguar në klinikën e burgut ku i është dhënë ndihma e parë.