Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shfaqej me armë në foto, Policia arreston një burrë në Shtime – i gjenden uniforma ushtarake në shtëpi

Gazeta10
01 July 2025 - 19:55

Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar një burrë në fshatin Reçak të Shtimes, i cili shfaqej në një fotografi duke mbajtur armë zjarri.

Në shtëpitë e të dyshuarit është kryer bastisje, ku i janë sekuestruar dy unirforma ushtarake, tre jelekë taktikë dhe pajisje tjera.

“Gjatë kontrollit nuk është gjetur armë zjarri, por janë sekuestruar dy uniforma ushtarake (kamuflazh), tre (3) jelekë taktikë dhe disa pajisje të tjera. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.