Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shi e borë, ky është parashikimi i motit për fundjavë

Gazeta10
16 December 2023 - 8:01

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe bore.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet –2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s..

Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.