Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shiste kokainë dhe heroinë, bie në pranga 37-vjeçari në Tiranë

Gazeta10
18 March 2026 - 15:23

Një 37-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Tiranë pasi që i njëjti shiste kokainë dhe heroinë.

Ai u arrestuar gjatë operacionit “Flas”, në Rrugën e Dibrës.

“Gatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit S. A., sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Heroinë, të ndara në doza, gati për shitje. Ky shtetas dyshohet se siguronte lëndë narkotike dhe i ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme, kryesisht në Rrugën e Dibrës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
05 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.