
KB Prishtina ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale që të gjitha biletat për ndeshjen kundër Trepçës janë shitur.
Prishtina dhe Trepça të dielën luajnë ndeshje e pestë të serisë gjysmëfinale në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve me fillim nga ora 17:15.
Seria aktuale është 2-2 dhe cilado nga këto skuadra e fitojnë këtë ndeshjen kalojnë në finalen e madhe, aty ku i pret KB Peja.