Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shkarkohet nga pozita drejtori i Spitalit në Gjakovë

Gazeta10
05 Shtator 2023 - 15:38

Jeton Zarari, është shkarkuar nga pozita e drejtorit Ekzekutiv të Spitalit të Gjakovës.

Kështu ka vendosur Komisioni Diciplinor i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar.

Kjo u konfirmua nga ShSKUK në një përgjigje për Klan Kosovën.

Javë më parë, Spitali i Gjakovës, shkaku i temperaturave të larta i kishte ndërprerë operacionet.

Për shkak të këtij vendimi, Zarari ishte dërguar në komision disciplinor.

Para tij, në pozitën e ushtruesit të detyrës ishte Hilmi Shala.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
25 Nëntor 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.