Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Shkëlqen Castellanos, Real Madridi befasohet nga Girona

Gazeta10
25 April 2023 - 21:26

Real Madridi ka pësuar humbje nga Girona me rezultat 4-2, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 31-të në La Liga.

Ekipi katalan e nisi furishëm ndeshjen dhe golin e epërsisë e gjetën në minutën e 12-të, golashënues ishte Valentin Castellanos.

Ishte përsëri Castellano, i cili e dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij pas 24 minutave lojë.

Vetëm pak minuta më vonë, Vinicius Junior me një gol me kokë ngushtoi rezultatin në 2-1, rezultat me të cilin përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Girona vazhdoi me lojë të mirë dhe arriti të shënojë edhe dy gola të tjera.

Valentin Castellanos kompletoi Hat-Trickun e tij me të filluar pjesa pjesa e dytë.

Sulmuesi argjentinas shënoi golin e katërt personal dhe të katërtin për Gironën në këtë ballafaqim në minutën e 62-të.

Në minutat e fundit të ndeshjes, “Los Blancos” shënuan golin e dytë me anë të Lucas Vazquez për epilogun përfundimtar të ndeshjes.

Me këtë humbje, Reali vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 65 pikë, ndërsa Giron renditet në vendin e nëntë me 41 pikë të grumbulluara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.