Gazeta10

Shkëlqeu ndaj Dritës me dy asistime, Albin Krasniqi ylli i javës së 22-të në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 22-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Ferizaj, Albin Krasniqi.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Luan Tabaku, Skender Kapra dhe Edmond Cana.

Albini u vlerësua për paraqitjen e shkëlqyeshme që pati në fitoren tejet të rëndësishme dhe me peshë të FC Ferizaj në duel me favoritin për titull, Dritën (2:1).

Ai ishte asistues në të dy golat e ferizajasve dhe plot kreativitet gjatë tërë ndeshjes, pasi të gjitha aksionet niseshin prej tij.

Dëshmia më e mirë se Albin Krasniqi ishte më i miri është edhe statistika se ky lojtar ka vrapuar plot 12 kilometra në këtë ndeshje.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Ferizaj, Albin Krasniqi e ndau Myzejen Sylejmani nga departamenti i financave në Albi Commerce.

Albini pas marrjes së këtij çmimi është shprehur i lumtur për vlerësimin por edhe për faktin që skuadra e tij po kalon në formë shumë të mirë në stinorin pranveror.

“Ky çmim është shumë i rëndësishëm për mua sidomos në këtë moment kur dihet pozita në renditje në të cilën gjendet skuadra ime. Por, më gëzon fakti se jemi në një seri pozitive dhe Ferizaj nga ndeshja në ndeshje po tregon lojë të mirë”.

“Grupi është i motivuar dhe të gjithë bashkërisht po luftojmë në secilën sfidë për ta arritur objektivin tonë – mbetjen në Albi Mall Superligë. Këtë çmim ia dedikoi bashkëlojtarëve, shtabit teknik, kryesisë dhe tifozëve, pasi secili prej tyre e ka vendin e rëndësishëm në këtë seri pozitive”, ka theksuar Krasniqi për faqen zyrtare të FFK-së.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
337396267_2556707847803320_5631195340894130427_n
“Gjendja i është keqësuar”, Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit