Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shkencëtarët: Në oqeane ka mbi 171 trilionë mbetje plastike

Gazeta10
11 March 2023 - 14:07

Shkencëtarët kanë zbuluar se në oqeanet që mbulojnë rreth 70 për qind të botës gjenden mbi 171 trilionë mbetje plastike.

Sipas lajmit të BBC, një grup shkencëtarësh që studiojnë ndotjen plastike në oqeane, analizuan të dhënat rreth mbetjeve nga viti 1979.

Për të arritur një rezultat rreth numrit të mbetjeve plastike në oqeane, të dhënat në këtë analizë iu shtuan një modeli matematikor.

Sipas kësaj, në oqeanet që mbulojnë rreth 70 për qind të botës gjenden mbi 171 trilionë copë plastike.

Shkencëtarët paralajmëruan se nëse nuk merren masa lidhur me dendësinë e plastikave në oqeane, deri në vitin 2040 numri i mbetjeve do të rritet trefish.

Oqeani Atlantik i Veriut vlerësohet të jetë një nga oqeanet me më shumë mbetje plastike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.