Gazeta10

Shkrepja e 8 plumbave për 20 euro borxh

Raporti: Gresa Bardhecaj

Me 24 vite e 10 muaj burgim është dënuar Sylejman Ahmeti pasi është gjetur fajtor se ka privuar nga jeta të shokut të tij Shaip Krasniqi për një borxh në shumën prej 20 euro. Familjarët kanë paralajmëruar ankesë për ngritje të dënimit, shkruan Kanal10.

20 euro borxh, ishin bërë shkas që Sylejman Ahmeti të privonte nga jeta shokun e tij, Shaip Krasniqi nga fshati Maqitevë e Suharekës.

Dy vjet nga kjo ngjarje tragjike, dorasi Sylejman Ahmeti është dënuar me 24 vite e 10 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prizren.

Sylejman Ahmeti është gjetur fajtor për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, si dhe posedim i paautorizuar i armës.

Derisa, kryetarja e trupit gjykues ka lexuar aktakuzën me rrethanat e ditës kritike.

Avokati i familjes së të ndjerit, Miftar Qelaj, pas shpalljes së aktgjykimit, ka thënë familjarët ende janë të tronditur nga kjo ngjarje dhe se do të ushtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit për ngritje të dënimit.

Kurse, kafeneja në afërsi të cilës është kryer vrasja, pas këtij rasti është mbyllur.

Sipas dosjes së prokurorisë, në janar të vitit 2020, vrasjes i kishte paraprirë një përplasje verbale për një borxh prej 20 eurosh, që viktima ia kishte pasur vëllait të tani të dënuarit.

Në aktakuzë thuhet se mosmarrëveshjet kishin kaluar në ofendime deri në momentin kritik, ku vrasja ishte kryer me armë të tipit AK-47. /Kanal10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë