Sport

Shkupi e Ballkani takim me historinë, stadiumi në Prishtinë plot sot

Gazeta10
25 Gusht 2022 - 9:40

Një ekip shqiptar do të jetë në grupet e Conference League dhe do të përcaktohet mbrëmjen e sotme, pas përballjes mes Ballkanit dhe Shkupit, raporton Gazeta10.

Kampionët e Kosovës e kanë fituar ndeshjen e parë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut më rezultatin 2-1 dhe sonte do u mjaftonte edhe një barazim.

Tifozët do t’i kenë në krah, pasi stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë plot. Edhe nga Shkupi do të udhëtojnë “Shvercera” dhe atmosfera do të jetë e zjarrtë.

Ky duel do të luhet prej orës 20:00 dhe të dyja skuadrat do të bëjnë maksimumin për të siguruar pjesëmarrjen në grupet e Conference League, që do të ishte historike për to. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.