Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shokuese| Gjendet trupi i dekompozuar i jug-koreanit në Shkodër

Gazeta10
08 August 2023 - 15:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ditën e sotme, ku është gjetur i dekompozuar trupi i një 39-vjeçari nga Korea e Jugut.

Ngjarja u zbulua pasi qiradhënësi 38-vjeçari me inicialet D.K, e kishte të pamundur të lidhej me qiramarrësin prej muajsh dhe u paraqit në banesë, ku gjeti të dekompozuar trupin e tij, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa nga kontrollet e imtësishme në këtë banesë, janë gjetur disa doza të dyshuara të lëndëve narkotike. Paraprakisht dyshohet se shtetasi D. K. e ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.