Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shpallet i pafajshëm kryeinspektori Bedri Halimi në rastin “Brezovica”

Gazeta10
22 September 2026 - 16:23

Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Bedri Halimi, është shpallur i pafajshëm në rastin e njohur si “Brezovica”.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Haxhi Millaku, për telegrafin. Ai ka bërë të ditur se aktgjykimi ndaj Halimit është shpallur sot.

Me këtë vendim përfundon procesi gjyqësor ndaj Halimit në kuadër të rastit “Brezovica”, ndërsa detajet dhe arsyetimi i plotë i aktgjykimit pritet të bëhen të ditura pas publikimit të vendimit.

Bedri Halimi ishte arrestuar në janar të vitit 2022 në kuadër të aksionit “Brezovica”, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe vepra të tjera penale.

Halimi ishte përballur edhe më herët me aktakuzë lidhur me ndërtimet pa leje në Prevallë, por edhe në atë rast ishte shpallur i pafajshëm.

Pas disa vitesh proces gjyqësor, Halimi është shpallur i pafajshëm edhe në rastin “Brezovica”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.