Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shpejtim Bulliqi takohet me djalin e Rugovës, e njofton se sivjet do të vendoset shtatorja e Presidentit në Podujevë

Gazeta10
20 March 2024 - 16:11

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, se e ka pritur sot në zyrë djalin e ish-Presidentit Historik, Ibrahim Rugovën.

Bulliqi ka thënë se e ka njoftuar Ukën se sivjet do të vendosin shtatoren e ish-Presidentit Rugova në qytetin e Podujevës. Madje, ka thënë se procedurat për ndërtimin e shtatores veçse kanë filluar.

 “Sot prita në takim në zyren time Ukë Rugovën, djalin e ish-Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.  Ukën e njoftova që sivjet si institucione lokale do ta vendosim shtatoren e ish-Presidentit Rugova në qytetin e Podujevës, për të nderuar kontributin dhe angazhimin e Presidentit Rugova për Kosovën. Procedurat për ndërtimin e shtatores veçse kanë filluar.  Ukën e falënderoj për vizitën dhe librin e dhuruar!”, ka shkruar Bulliqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.