
Në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10 me Arben Ahmetin, është paraqitur në një lidhje direkte gazetarja Arianita Hoti nga fshati Vranidoll i Prishtinës, ku banorët e këtij fshati janë ankuar për problemet që po u sjell mos rregullimi i kanalizimit.
Tutje për këtë problem ka folur edhe njëri nga banorët e kësaj lagje, ku është shprehur shumë i zhgënjyer me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
“Valla këtë problem e kem qe 20 vite edhe na jem të zhgënjyer me Shpend Ahmetin edhe me Përparim Ramën, kur ka qenë Shpendi na ka rrejt na ka ‘qkoq’ edhe jena mbet në qitë gjendje prej tyne”, është shprehur banori.
Gjithashtu është shprehur se drejtori i Infrastrukturës, Krenari Xhaferi po ashtu i’u ka premtuar se së shpejti do të rregulloj infrastrukturën në këtë fshat.
“Para një jave kur ka pas vërshime rruga është bërë krejt oqean dhe s’kishte ka me kalua”, është shprehur banori. /Gazeta10/