Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pas mesnate, në një dyqan kozmetike në Tiranë, raporton Gazeta10.
Sipas Policisë së Shqipërisë, në këtë shpërthim nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
“Më datë 19.10.2022, rreth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri”, në dyqanin kozmetik të shtetases E. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndryshe në Shqipëri këtë vit shpërthimet me tritol kanë qenë shumë të shpeshta./Gazeta10