Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

​Shpërthim vdekjeprurës në Stamboll – katër të vrarë dhe 38 të plagosur

Gazeta10
13 November 2022 - 16:00

Të paktën katër persona janë vrarë dhe 38 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në Stamboll më 13 nëntor.

Kështu bëri të ditur guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya. Ai shkroi në Twitter se të plagosurit janë duke u trajtuar në spitale.

Shpërthimi ka ndodhur në bulevardin e frekuentuar Istikalal të Stambollit.

Sipas guvernatorit Yerlikaya, shpërthimi ndodhi në orën 16:20.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës, ndërkaq zona ku ndodhi shpërthimi është evakuuar.

Vëzhguesi i mediave në Turqi ka ndaluar përkohësisht raportimeve e mediave për shpërthimin, që do të thotë se transmetuesit nuk mund të shfaqin video të momentit të shpërthimit apo edhe të momenteve pasuese. Bordi Suprem i Radios dhe Televizionit kishte vendosur ndalesa të tilla edhe në të kaluarën pas sulmeve aksidenteve apo edhe për disa çështje politike.

Në videot e postuara online shihen flakë pas një shpërthimi të fuqishëm, teksa qytetarët shihen duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Autoambulanca, zjarrfikës dhe policia në vendin ku ndodhi shpërthimi në Stamboll më 13 nëntor 2022.
Autoambulanca, zjarrfikës dhe policia në vendin ku ndodhi shpërthimi në Stamboll më 13 nëntor 2022.

Një video tjetër shfaqi autoambulancat, ekipet e zjarrfikësve dhe policinë në vendin e ngjarjes. Në mediat sociale u tha se dyqanet në këtë zonë janë mbyllur pas shpërthimit.

Bulevardi ku ndodhi shpërthimi është i frekuentuar nga turistët dhe banorët lokalë dhe aty gjenden dyqane dhe restorante.

Ekipe të sigurisë shihen në Istikalal, pas shpërthimit të 13 nëntorit.
Ekipe të sigurisë shihen në Istikalal, pas shpërthimit të 13 nëntorit.

Turqia ishte goditur nga një seri bombardimesh vdekjeprurëse ndërmjet viteve 2015 dhe 2017, përgjegjësinë e të cilave e kishin marrë grupi militantë Shteti Islamik dhe militantët kurdë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.