Lajme

Shpërthimi i fabrikës së lëndëve plasëse në Itali, ndërroi jetë shqiptari 18-vjeçar dhe binjaket

Gazeta10
28 Nëntor 2024 - 20:04

Autori i dyshuar i shpërthimit në fabrikën e lëndëve plasëse, Punzo Pasquale ka rënë në prangat e policisë në Itali.

38-vjeçari italian akuzohet për vrasjen e trefishtë me dashje dhe paramendim, posedim dhe prodhim të lëndës plasëse dhe piroteknike, si dhe drejtimin e një grupi kriminal, të cilat ai i ka mohuar.

Shpërthimi më 18 nëntor 2024, në Via Patacca 94, në Ercolano, në një fabrikë fishekzjarrësh dhe lëndësh plasëse, përfshiu edhe një shtëpi duke shkaktuar vdekjen e dy binjakeve italiane 26-vjeçare dhe shqiptarit Samuel Tafçiu, që punonte në kantier.

Sipas medias italiane Marigliano, hetimet e kryera menjëherë nga Karabinierët, nëpërmjet një veprimtarie të detajuar dhe intensive hetimore kanë arrestuar të dyshuarin.

Gjykata e Napolit sot në mëngjes lëshoi masën e arrestit me burg ndaj të dyshuarit Punzo në lidhje me të gjitha akuzat e ngritura kundër tij (vrasje vullnetare, prodhim i lëndëve plasëse dhe shfrytëzim i punës.

Punzo gjatë seancës ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur, por ka deklaruar se “nuk ka lidhje me gjithë këtë aferë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.