Lajme

Shpërthimi në Zubin Potok, kryeministri Kurti paralajmëron mbledhje të Këshillit të Sigurisë

Gazeta10
30 Nëntor 2024 - 0:20

Pas shpërthimit të sotëm në Zubin Potok, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se menjëherë tani do të takohet me komandantin e KFOR’it, Enrico Barduani.

Ai po ashtu tha se do të mbajnë një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës.

“Menjëherë pas kësaj konferencë, unë do të takoj edhe komandantin e KFOR’it dhe do të mbajmë një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës”, tha Kurti në konferencën e jashtëzakonshme për media që është duke e mbajtur në këto orë të vona./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.