Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqipëria lufton me përmbytjet! Regjistrohet viktima e parë, gjendet trupi i një burri 54-vjeçar

Gazeta10
08 Janar 2026 - 18:43

Shumë zona në Shqipëri janë nën ujë tashmë disa ditë për shkak të reshjeve të shumta, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa bora e sotme e përkeqëson edhe më tej situatën.

Regjistrohet edhe viktima e parë nga përmbytjet. Bëhet fjalë për një burrë 54-vjeçar, i cili u gjet pa shenja jete në një kanal kullues pranë ish-njësiteve ushtarake, në afërsi të Durrësit.

Informacionet e para tregojnë se personi, A.H., është marrë nga rrjedha e ujit ndërsa ishte i angazhuar në pastrimin e kanalit, si pjesë e ekipit të ndërmarrjes komunale, raportuan mediat. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjendja në disa qarqe mbetet kritike, veçanërisht në rajonet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.