Shqiptarja drejt shkruarjes së historisë, niset me not nga Italia drejt Shqipërisë
Atletja me origjinë shqiptare Eva Buzo është atletja e parë shqiptare që po kalon me not kanalin e Otrantos.
Kryeministri Edi Rama, teksa ka ndarë një video të Evës e quan atë sensacionale.
Gjatë rrugëtimit me not që pritet të zgjasë 35 deri në 40 orë, Eva do të ndiqet nga 2 trajnerë që do të hipin me radhë në një kajak. Një varkë e shpejtë do të jetë për asistencë logjistike.