Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues

Gazeta10
15 November 2026 - 14:55

SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues”.

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), në mbledhjen e tetë, të udhëhequr nga kryesuesi Dr. Faik Shatri, u njoftua për masat e para disiplinore të ndërmarra pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues.

“Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi, njoftoi se Komisioni Disiplinor i QKUK-së ka marrë vendim për suspendimin e katër punonjësve në lidhje me parregullsitë e evidentuara”, thuhet në njoftim.

Bordi Drejtues kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme raportim të rregullt në çdo mbledhje për ecurinë e procedurave disiplinore dhe veprimet e ndërmarra.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.