Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

SHSKUK: Njoftimet për largimet e mjekëve po shkaktojnë çorientime

Gazeta10
17 Nëntor 2022 - 16:57

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka reaguar ndaj lajmeve se Klinika e ORL-së rrezikon të mbyllet për shkak të ikjes së mjekëve.

Përmes një postimi në Facebook, SHSKUK bënë të ditur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe ajo klinikë ka 13 mjekë.

“Klinik e ORL-së, ka13 mjekë, nuk rrezikon mbylljen. Në klinikën e Otorinolaringologjisë janë të angazhuar 13 mjekë specialistë, e 2 të tjerë janë në proces të rekrutimit, të cilët arrijnë me shumë profesionalizëm të mbështesin nevojat e klinikës. Shtuar këtu që përmes shkollimit specialistik, vetëm klinikës së ORL do të i shtohen edhe 12 specialistë të tjerë pas përfundimit të specializimit.”, thuhet në njoftim.

Në reagim po ashtu theksohet se njoftimet e shpeshta për largimin e mjekëve nga vendi apo nga sistemi publik është duke krijuar brenga tek qytetarët dhe jo rrallë çorientim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.