Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shtatë të lënduar nga aksidenti mes katër veturave dhe një autobusi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Gazeta10
31 January 2025 - 19:34

Në aksidentin mes katër veturave dhe një autobusi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, mbetën të lënduar shtatë persona.

Rastin për Gazeta10 e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, tha Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.