Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shtatëvjeçari nga Kosova fiton vendin e parë në garën ndërkombëtare të matematikës

Gazeta10
27 November 2022 - 8:41

Molos Gashi, nxënës i klasës së dytë nga Prishtina, ka zënë vendin e parë në një garë internacionale që është zhvilluar në Dubai, transmeton Gazeta10.

Për këtë ka njoftuar shkolla ku Molosi vijon mësimet “Mehmet Gjevori”.

“Molos Gashi, nxënës i klasës ll-1, merr vendin e parë në Dubai në garën internacionale të organizuar nga BRAINOBRAIN ABACUS COMPETITION dhe me pjesëmarrjen e 44 shteteve arrin rezultat të shkëlqyer duke ngritur emrin e shtetit tonë në nivelet më të larta të dijes”, ka njoftuar shkolla. 

Bashkë me çmimin, Molosi ka ngritur edhe flamurin e Kosovës në fotografi./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.