Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shteti më i pasur i Europës kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro

Gazeta10
07 Tetor 2025 - 18:55

Lihtenshtejni, shteti i vogël i vendosur mes Zvicrës dhe Austrisë, po kërkon punëtorë nga vendet e Europës përmes rrjetit EURES (Shërbimi Europian i Punësimit). Me të ardhurat për frymë më të larta në botë, vendi po tërheq vëmendjen për pagat e larta dhe kushtet e favorshme të punës.

Pagat mesatare variojnë nga 2.600 euro në muaj për punët bazike deri në 7.200–10.000 euro për pozicionet e kualifikuara. Në disa raste, kompanitë ofrojnë edhe akomodim falas për punonjësit. Pozicionet përfshijnë profesione të ndryshme, nga punonjës pastrimi dhe parukierë, deri te punëtorë logjistike dhe profesionistë të sektorëve teknikë e financiarë, shkruan A2 CNN.

Kushti kryesor është njohja e gjuhës gjermane, megjithëse nuk është detyrim i plotë. Si anëtar i Zonës Ekonomike Europiane (EEA), Lihtenshtejni kërkon leje qëndrimi, e cila mund të lëshohet për periudha nga 12 muaj deri në 10 vjet, në varësi të kontratës së punës.

Një nga arsyet që e bëjnë këtë vend kaq tërheqës është sistemi tatimor shumë i favorshëm, që stimulon investimet dhe shmang tatimin e dyfishtë. Pavarësisht reputacionit të mëparshëm si “parajsë fiskale”, Lihtenshtejni sot përmbush standardet europiane të transparencës dhe ndan të dhëna financiare me BE-në.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.