
Debati zgjedhor në “Politiko lokale” me Kushtrim Sadikun, për komunën e Shtimes u shoqërua me tensione të dukshme mes kandidatëve të LVV-së dhe PDK-së.
Në fund të emisionit, një moment i pazakontë tërhoqi vëmendjen e publikut: kryetari aktual i komunës, Qemajl Aliu, hezitoi t’ia japë dorën kandidatit të PDK-së, Përparim Ramusës.
Ky gjest erdhi si shenjë e përplasjeve të ashpra politike në debatin në Kanal10, ku akuzat dhe kundërpërgjigjet kanë dominuar gjatë diskutimit. /Gazeta10