Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Shtohen forcat policore në Klinikën ku po trajtohet Andi Pajaziti “italiani”

Gazeta10
07 August 2023 - 10:35

Është raportuar se në mbrëmë ka pasur të shtëna me armë zjarri në afërsi të Klinikës ku po trajtohet Andi Pajaziti “italiani”, i dyshuari për  incidentin në lokalin “Bon Vivant”, të premten mbrëma, ku u vra një person dhe u plagosën 17 të tjerë.

Por, kjo u mohua nga drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica ku për Gazeta10 ka thënë se nuk ka pasur të shtëna me armë.

“Në Klinikën e Ortopedisë nuk ka pasur të shtëna me armë zjarri, por vetëm janë shtuar forcat policore, t gjitha ato janë dezinformata”, tha Jashanica.
Të dielën, Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve që ishin të përfshirë në incident.

Njëri nga të dyshuarit Dukagjin Nikolla, i cili është në kërkim edhe nga FBI, është ende në arrati.

E Andi Pajaziti, “italiani” duhet t’i nënshtrohet edhe një operimi në krahror gjatë javës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.