
Drejtori i përgjithshëm i televisionit Kanal10, Arben Ahmeti në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” ka komentuar kërkesën që është bërë për rritjen e energjisë elektrike për 30 %.
Ahmeti ka theksuar se shtrejtimi i energjisë elektrike do të vazhdojë të bëhet edhe në vitet në vazhdim, raporton Gazeta10.
“Pritet të ndërhyjë Qeveria pas rritjes së energjisë elektrike dhe të thotë se nuk do të rritet 35 %, por njëkohësisht i bie që 15 % të parave do ti paguajmë me faturën e rradhës ndërkohë 20 % do të shkojnë nga taksat tona që i bie se nga xhepi tjetër do të dalin, dhe nuk ka zgjidhje të mesme në këtë ndërrmarrje”, tha ai.
Ai gjithashtu ka numëruar dështimet e Qeverisë Kurti në menaxhimin e sektorit energjetik ku mund t’i ndiqni në videon më poshtë./Gazeta10