Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Shtrenjtimi nga kompanitë: Nafta rrit edhe biletat, kërkohet ndërhyrje

Gazeta10
22 September 2026 - 7:37

Bileta e autobusit në linjën Gjakovë-Prishtinë është shtrenjtuar për 20 për qind, nga 5 në 6 euro.

Rritja e çmimit është bërë një shpenzim shtesë për udhëtarët, në një kohë kur, sipas tyre, kostot e jetesës po rriten vazhdimisht.

Nga kompania transportuese kanë thënë se vendimi për rritjen e çmimit ishte i domosdoshëm, duke e lidhur atë me rritjen e kostove, veçanërisht të derivateve.

Kompania, e cila operon që nga viti 1989, ka theksuar se në raste të ndryshme ka liruar nga pagesa kategori të caktuara.

Ndërkohë, Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit për uljen e kostove të transportit, përfshirë heqjen e akcizës për karburantet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.