Bordi i Transparencës në Shqipëri ka publikuar çmimet më të fundit në karburanteve, ku vihet re se çmimi i naftës dhe i benzinës është ngritur, por nuk ka ndryshuar ai i gazit.
Nafta dje ishte me 219 lekë (rreth 1.87 euro) litër, ndërsa sot bëhet 229 lekë (rreth 1.95 euro) litri. Benzina ishte 195 lekë (rreth 1.66 euro) litri dhe shkon 203 lekë (rreth 1.73 euro) litri. Gazi do të shitet me 78 lekë (rreth 0.67 euro) litri.
Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, vendimet e Bordit të Transparencës në datë 29 Shtator 2022, janë si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.
Çmimet e caktuara nga Bordi kanë hyrë në fuqi sot prej orës 20:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.