Drita – Prishtina dhe Ballkani – Suhareka janë dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupë së Kosovës në futboll.
Këto dy ndeshje ishin parapa të luheshin ditën e mërkure me fillim nga ora 15:00.
Për shkak se nesër është shpallur ditë zie në Kosovë, këto dy ndeshje shtyhen për datën 24 prill (e mërkure).
Në ndeshjen e parë të zhvilluar Prishtina dhe Drita kanë luajtur baras, 0-0. Kurse, në ndeshjen tjetër skuadra e Ballkanit ka fituar ndaj Suharekës, 0-1.