
Ndeshja Llapi – Dukagjini, e vlefshme për xhiron e 12-të të Albi Mall Superligës së Kosovës nuk do të luhet gjatë kësaj mesjave, raporton Gazeta10.
Kjo ndeshje është shtyrë me vendimin e Komisionit të Garave të FFK-së për arsye se Llapi nesër do t’a luajë ndeshjen për Superkupën Kosovë – Diasporë.
Ndeshja Llapi – Dukagjini do të luhet javën tjetër me datën 26 tetor në stadiumin “Zahir Pajaziti” me fillim nga ora 13:00.
Në Superligën e Kosovës këtë sezon Llapi gjendet në pozitën e pestë me 13 pikë, ndërsa Dukagjini renditet në pozitën e tetë me tetë pikë të grumbulluara. /Gazeta10/