
Ndeshja Llapi – Ballkani e cila ishte paraparë të luhej të mërkurën në kuadër të xhiros së shtatë të Albi Mall Superligën e Kosovës është shtyer për një datë të pacaktuar, raporton Gazeta10.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Llapi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Shkak për shtyerjen e kësaj ndeshje është se Ballkani të enjten do të ndeshet me Slavia Prahën, në kuadër të Ligës së Konferencës. /Gazeta10/