Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shtyhet seanca ndaj Akil Gjakovës

Gazeta10
19 February 2025 - 9:53

Seanca ndaj xhudistit të njohur, Akil Gjakova, i cili po akuzohet për dhunë në familje është shtyrë.

Arsyeja është sepse Akil Gjakova nuk ka avokat.

Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzë ndaj xhudistit Akil Gjakova nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Ai akuzohet për dhunë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, Suela Gjakova. Aktakuza është ngritur më 19 dhjetor 2024.

Bazuar në aktakuzën që e ka siguruar Insajderi, thuhet se aktetet e dhunës përfshijnë kërcënime verbale, dhunë psikologjike dhe fizike.

Ngjarjet janë raportuar të kenë ndodhur brenda banesës së tyre në Pejë që nga viti 2023 deri në prill të 2024-ës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.