Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shyti u kthye nga Zvicra për të luftuar në radhët e UÇK-së, rënia e Jasharajve ndryshoi gjithçka

Gazeta10
25 October 2022 - 12:18

Ish-komandati i Njësisë Speciale të UÇK-së, Bekim Shyti në emisionin “Përtej Tregimit” në Kanal 10, ka shpalosur tregimin e tij se si kishte marrë vendimin për tu kthyer nga Zvicra e për të luftuar për atdhe në radhët e UÇK-së.

Duke treguar se si ai në mërgim ishte i inkuadruar në shoqatën “Lëvizja Popullore”, të cilët i kishin dhënë edhe një aparat për të fotografuar zhvillimet në Kosovë gjatë pushimeve të tij, Shyti tregon se si jeta e tij morri një kthesë tjetër, raporton Gazeta 10.

“Me atë aparat, unë kam zhvilluar fotografitë e para të Jasharajve. Sensibilizimi i rastit të Jasharajve se çka ka ndodhur, përmes fotografive kur janë plasuar në internet, ka prekur shpirtin e shumë shqiptarëve, që nëse tani nuk ngrihemi edhe nëse ke mendu vetëm për mbrojtje të familjes tënde e pastaj të vendit, kjo do të na ndodh secilit prej neve. Atë natë kur ka ndodh lansimi i fotografive në internet e në televizionin shqiptar, ka qenë sikur ta hedhësh një bomb në Tiranë. Nuk është diskutuar asgjë përveç ajo ngjarje e tmerrshme, qysh ka mundësi me ndodh kjo në vitin e 98-të, ku ne kishim dëgju e parë filma të ndryshme të luftërave, por të ndodhin përjetime të tilla në vendin tonë në fëmijë, pleq të moshuar. Kjo ka qenë e papërballueshme dhe gjithçka tek unë ka ndryshuar. Unë nga ai momenti kam shkuar në Zvicër, jam kthyer në Tiranë i kemi zhvilluar trajnimet për të hyrë në Kosovë…”, ka thënë Komandant Niki.

Komandat Niki, ka thënë se ai së bashku me grupin e tij kanë qenë qenë grupi i dytë më i madh pas grupit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Bekim Berishës e Fehmi Lladrovcit.

Sipas ish-komandatit të UÇK-së, ata u shpërndan si një grup i trajnuar në Tiranë, në vende të ndryshme të Kosovës në mënyrë që njohuritë e marra të shpërndahen sa më shumë tek ushtria guerile e krijuar tanimë në Kosovë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.