Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Si e njoha Agim Ramadanin? Flet bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Xhafer Gashi

Gazeta10
10 April 2024 - 21:06

Nesër  shënohet 25 vjetori i rënies së heroit të kombit, komandantit të Brigadës 138, Agim Ramadanit.

Ish-bashkëluftëtari i tij, Xhafer Gashi, në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka rrëfyer momentin kur u njoh me Agim Ramadanin.

“Fillimisht Agimin e kam njohur në Cyrih në vitin 1996, ka qenë drejtor i Qendrës Kulturore Shqiptare për Zvicër dhe një aktivist i jashtëzakonshëm”, është shprehur Gashi.

Ai ka rrëfyer për aktivitetin e tij në Zvicër bashkë me Agimin.

“Rrugëtimi i ynë jashtë vendit ishte pothuajse i njëjtë të larguar nga Kosova jashtë vullnetit dhe dëshirës, por për shkaqe të atëhershme që ishin zhvillimet në vendin tonë unë jam larguar në vitin 1989 me rënien heroike të Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitisë dhe kam filluar aktivitetet në Zvicër, kam punuar, kam jetuar, po gjithherë e kam pasur parasysh edhe zhvillimet në Kosovë dhe kjo ka qenë që edhe Agimi ka pas të njëjtin fat. Kam filluar edhe më pas aktivitet edhe kulturore edhe parapërgatitjet për një ditë siç ishte beteja e Kosharës”, ka thënë Gashi. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.