
Gazetarja e Kanal10, Gentiana Gashi sot në “Prime Time” ka treguar për vështirësitë që sot ka kaluar gjatë raportimit në veriun e vendit që tani e disa ditë është shëndrruar në një ‘’provincë të trazuar’’, shkruan Gazeta10.
Huliganët serbë, sot kishin në cak mediat ku vazhdimisht sulmuan ato dhe veturat e tyre, për këtë Gashi ka thënë se sot vazhdimisht ka pasur një ndjenjë frike gjatë raportimit.
“Megjithatë mund të them që një ndjenjë frike ka qenë gjithmonë me mua. Sepse paraprakisht patëm mundësi të takoheshim edhe me gazetaren tonë Saranda Aliu dhe kameramanin Deurit Shaljani ku na treguan se si ka qenë dita për ta, si e kishin gjetur veturën e demoluar, si janë sulmuar. Në fakt rreziku është gjithmonë, nuk mund ta dish së kur.”, ka thënë Gashi.
Gashi ka treguar edhe se si protestuesit e dhunshëm po identifikojnë gazetarët që janë shqiptarë për të i sulmuar më pastaj.
“Janë disa persona të dyshimtë që vazhdimisht vijnë afër mediave të provokojnë. Janë qytetarë të thjeshtë, të provokojnë se a po flet serbisht, shqip, anglisht. Ti ja nis fol shqip, ti bën disa pyetje normale dhe kthehet. Ne themi se s’flasim shqip, vazhdon anglisht e bën pyetjen edhe largohet. Pata rastin sot se një serb fliste tërë kohën serbisht, unë nuk e kuptoj gjuhën serbe, i njëjti po dërgonte një qese me mbeturina, ai po fliste me neve por ne nuk reaguam.”, ka thënë ajo.
Ajo ka treguar edhe një moment, kur afër tyre ka pasur një sulm ndaj forcave të KFOR-it që nuk dihej se as nga vinte./Gazeta10