Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Si i ka raportet me Rogertin? Flet Miri

Gazeta10
30 May 2026 - 16:05

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, ish-finalisti i Big Brother VIP Albania 5, Ermir Shahini, ka folur gjerë e gjatë për eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Megjithatë, vëmendjen kryesore e ka marrë komenti i tij rreth marrëdhënies aktuale me Rogertin, me të cilin gëzonin një miqësi brenda formatit.

Miri u shpreh se pas përfundimit të spektaklit, rrugët e tyre janë ndarë. “Secili ka jetën e tij pas Big Brother. Ai shijon jetën e tij, unë kam jetën time. Jemi takuar rastësisht në rrugë, kemi folur dhe kaq. Pushka top le të bëhet tani, kjo punë kështu është,” deklaroi, duke lënë të kuptohet se miqësia e tyre ka mbetur thjesht një kujtim i televizionit.

Ky reagim i Mirit vjen vetëm pak ditë pasi Rogerti dha një intervistë për “Prive By Liberta Spahiu”, ku nuk e fshehu aspak zhgënjimin e madh nga ish-shoku i tij i lojës. Rogerti zbuloi se planet që kishin bërë brenda shtëpisë për të sjellë një projekt muzikor së bashku kanë dështuar plotësisht.

“Kur kemi qenë brenda BBVA ka qenë plani me bë këngë bashkë. Ai s’paska dashtë me bë këngë siç e lamë brenda, po paska dashtë me rrejt, siç ka rrejt tonë kohën atje brenda. Paska qenë kot,” u shpreh i revoltuar Rogerti, duke hedhur akuza të forta drejt Mirit.

Duket se realiteti jashtë kamerave të Big Brother ka qenë krejt ndryshe për dyshen, duke zhbërë çdo aleancë dhe premtim që bënë para publikut. Ndërsa Rogerti e cilëson sjelljen e Mirit si një vazhdimësi të “gënjeshtrave” të lojës, ky i fundit preferon t’i marrë gjerat më me qetësi, duke e konsideruar kapitullin e asaj miqësie plotësisht të mbyllur.

Mbetet për t’u parë nëse djemtë do të gjejnë një gjuhë të përbashkët në të ardhmen, apo nëse ky është fundi i raporteve mes tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.