
Daut Haradinaj ka folur për Politiko për 25 vjetorin e Betejës së Dukagjinit, sulmet e para ndaj tyre nga forcat serbe dhe momentin kur tre nxënës të shkollës së fshatit ishin zënë rob.
Haradinaj ka treguar momentin kur nxënësit shqiptarë ishin kapur rob nga forcat serbe, dhe për t’iu dalëë në ndihmë atyre, tre dëshmorët e parë të Dukagjinit kishin rënë në pritë të një snajperisti serb.
“Dita ka qenë e mirë, ndoshta jo me këtë temperatur sikur sot. Kemi qenë bashkë me Rasim Selmanaj kur na erdhën ata. Ne nihere menduan se ishin forcat civile. Por, vazhduan me gjuajtje, dhe realisht ashtu filloi. Por, nxënësit që ishin në shkollë të fshatit ishin kapur rob dhe janë munduar ta krijojnë një murë të gjallë prej tyne. Tre prej bashkëluftëtarëve të mi, Gazmendi, Agroni dhe Hima kanë shkuar t’i ndihmojnë fëmijët, dhe janë ndal prej një snajpersiti në distancë. Ata janë dëshmor të Betejes frontale. 24 marsi iu dedikohet atyre të treve, sepse aty nisi Beteja”, ka treguar Haradinaj për Politiko.
Haradinaj tha se Gllogjani nuk ishte fshat aq i banueshëm sa është sot.
Aso kohe sipas tij fshati numëronte rreth 100 shtëpi./Gazeta10