Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Si ndodhi vrasja e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë?

Gazeta10
13 February 2023 - 19:21

Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10

Një 41-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga therja me armë të ftohtë, të dielën në mbrëmje në Fushë Kosovë. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar, me inicialet A.M., dhe L.B., të dy nga 26 vjeç. Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, kanë thënë se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa është sekuestruar edhe thika që dyshohet se është përdorë në këtë rast. Për rastin ka folur edhe avokati i njërit nga dy të dyshuarit.

Mbrëmja e së dielës ishte e kobshme për familjen Hamiti në Prishtinë.

Pas një zënke me dy persona, familjari i tyre, 41 vjeçari, Arsim Hamiti, është therur  me armë të ftohtë, ku humbi jetën pas plagëve të marra, teksa po dërgohej në emergjencë për trajtim.

Përleshja ka ndodhur në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa dy të dyshuarve ua është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

“Me datën 12.02.2023, rreth orës 22:00 policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, A.H, mashkull, 41 vjeç,i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritur t’i përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.”, tha Policia e Kosovës.

Familjarët e të ndjerit, nuk kanë pranuar të flasin për këtë rast.

Ndërsa për Kanal 10 ka folur avokati i njërit prej të dyshuarve për kryerjen e vrasjës.

Avokati Shefqet Hasimi, ka konfirmuar se i mbrojturi i tij, Labinot Bajrami, ka qenë pjesëmarrëse në përleshje.

Dy të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës, teksa po tentonin të arratiseshin.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy (2) persona, të dyshuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja”, sipas KPRK-së. Të njëjtit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa trupi i pajetë është dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit.”, tha Prokuroria Themelore Prishtinë.

Prokuroria ka bërë të ditur se janë në koordinim me Policinë dhe se janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

https://youtu.be/ZIoyxk58XVo

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.