
Manchester City ka arritur ta mposhtë rivalin lokal Manchester United me rezultat 6-3, raporton Gazeta10.
City e hapi serinë e golave në minutën e 8-të të ndeshjes, me anë të talentit anglez, Phil Foden.
Erling Haaland e dyfishoi epërsinë për ‘Qytetarët’, ku realizoi pas asistimit nga Kevin De Bruyne.
Ishte përsëri Haaland i cili shënoi për 3-0, në minutën e 37-të të takimit.
Në fund të pjesës së parë City arriti t’a shënoj edhe golin e katërt, golashënues ishte përsëri Foden.
Pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, United shënoi golin për 4-1, me anë të brazilianit, Antony.
Haaland kompletoi hat-trickun për këtë ndeshje dhe shënoi golin e pestë të ‘Qytetarëve’.
Menjëherë pas Haaland edhe Phil Foden kompletoi hat-trickun për rezultatin 6-1.
Krejt çka mund të bënte United në fund të ndeshjes ishte një dygolësh I shënuar nga Anthony Martial në minutat e fundit të ndeshjes.