Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Si nisi debati mes Faruk Statovcit dhe Abedin Zekës?

Gazeta10
26 December 2022 - 11:04

Emisioni “Kampionët” në Kanal10 të dielën shkaktoi debate të shumta në studio.

Tema gjatë këtij emisioni ishte mos licencimi I Federatës së Futbollit të Kosovës nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Por, debati në studio eskaloi ndërmjet presidentit të Trepçës ’89, Abedin Zekës, dhe trajnerit e njëherësh  analistit të përhershëm të emisionit Kampionët, Faruk Statovci.

Gjatë këtij debate, Zeka e kërcënoi Statovcin, duke i’u drejtuar me fjalët “”Tash ta kallxoj mas emisionit kush o ma i forti”, ndërsa Statovci i’u kundërpërgjigj me fjalët “.Veç atij nalt i tutna, Zotit – ai që ma ka dhanë shpirtin”.

https://www.youtube.com/watch?v=ep1FtbE9fGE

Fatkeqësisht përplasja mes dy panelistëve vazhdoi edhe pas emisionit, por nuk kishte përleshje fizike.

Shumë media raportuan se ka pasur përleshje fizike ndërmjet Zekës dhe Statovcit, por vetëm pak minuta më pas, moderatori i emisionit “Kampionët”, Lorik Gashi, doli me një deklaratë në rrjetet sociale ku tha se është evituar përleshja fizikë ndërmjet Zekës dhe Statovcit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.