
Këngëtari TIMO ka folur për suksesin e këngës virale “Përhajr Synetia”, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut.
I ftuar në emisionin “N’Dritë” në Kanal10, TIMO ka treguar se nuk e di saktësisht se si ndodhi që kënga të bëhej kaq e njohur, por pranon se suksesi i saj ishte i menjëhershëm.
“Nuk e di se çka ka ndodh, vetëm e di që ka eksplodu ‘BAAM’”, u shpreh ai.
TIMO zbuloi gjithashtu se kënga është kënduar nga ai dhe bashkëshortja e tij, e cila, siç tha vetë këngëtari, nuk merret me këndim. Megjithatë, pjesëmarrja e saj në këtë projekt ishte diçka e veçantë, e realizuar për dy djemtë e tyre.
“Kjo këngë, siç e dini, është kënduar nga unë dhe bashkëshortja ime, edhe pse ajo nuk këndon, por kjo u bë speciale për dy djemtë tanë”, tha TIMO në “N’Dritë”.
Kënga “Përhajr Synetia” është kthyer në një hit viral, ndërsa prapaskenat e realizimit të saj e bëjnë projektin edhe më personal për këngëtarin dhe familjen e tij.