
Aleanca ka njoftuar se nesër, e enjte, do të hapë zyrtarisht fushatën zgjedhore me tubim në Gjakovë.
Sipas njoftimit, tubimi hapës do të mbahet duke filluar nga ora 19:45, në Platonë e Parkut të Qytetit, ku do të prezantohet programi elektoral dhe vizioni për të ardhmen e vendit.
Në fokus të programit do të jenë tri shtylla kryesore: siguria, energjia dhe zhvillimi, të cilat Aleanca i konsideron bazë për ndërtimin e një Kosove më të fuqishme dhe më të zhvilluar.
Në njoftim, Aleanca i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij tubimi, duke e cilësuar atë si fillimin e një rrugëtimi të rëndësishëm për mbarë Kosovën.
“Gjakovë, shihemi të enjten! Aleanca hap fushatën zgjedhore në vendin ku fillon çdo projekt i madh për Kosovën”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetin social Facebook.