
Në “Politiko Lokale” me Kushtrim Sadikun, sot të ftuar janë kandidatët për kryetar në komunën e Gjilanit.
Kandidati nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nazim Gagica tha se do të rregullon çështjen e ujit të pijshëm në Gjilan nga tre burime kryesore, nga lumi i Llapushnicës në Pogragjë, ndërtimi i pendës në Firajë – projekti i Lepencit dhe lumi i Moravës në Viti.
Ai gjithashtu tha se edhe transportin publik e synon ta realizojë me linja të reja, Pasjak-Qendër-Malishevë, Livoç i Poshtëm-Qendër-Udhëkryqi tranzit, Velekincë-Qendër-Rruga “Halim Orana” përfshirë edhe lagjen Dardania 1 dhe 2 dhe Livoç i Epërm-Qendër-Shillovë.